Prania e llojit delta të koronavirusit është konfirmuar zyrtarisht edhe në Mal të Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik. “Epidemiologët tanë kanë qenë të qartë që në fillim se varianti delta do të ndjekë modelin e sjelljes si në të gjitha vendet ku ka qenë prezente për ca kohë. Prandaj, pritet që ai të bëhet dominuese sepse transmetohet shumë lehtë,” thuhet në deklaratë. “Dallimi në krahasim me variantet e mëparshme të koronavirusit është se delta transmetohet shumë më lehtë, dhe kështu shkakton infeksion në një numër më të madh njerëzish. Një person mund të infektojë pesë deri në tetë persona të tjerë. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme të theksohet është se lloji delta tregon rezistencë pak më të madhe ndaj vaksinave në krahasim me llojet e tjer, por efikasiteti në mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes mbetet i lartë. “Prandaj, ne shfrytëzojmë rastin për t’i kujtuar edhe një herë qytetarët për rëndësinë e vaksinimit, përgjegjësisë dhe respektimit të masave, sepse vetëm në atë mënyrë ne mund të mbrojmë veten dhe të tjerët. Le të jemi përgjegjës,” theksuan nga ISHP.