MALI I ZI DO TË JETË NDËR VENDET E PARA QË DO TË MARRË VAKSINËN

Të premten e kaluar, Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Qeveria e Malit të Zi, nënshkroi një dokument për prokurimin e vaksinës së ardhshme kundër virusit të koronës, i cili do të zbulohet, tha sot në Kuvend Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq.

Ai theksoi se Mali i Zi do të jetë ndër vendet e para që do ta blejë atë. Ministri theksoi se Qeveria e Malit të Zi reagoi në kohën e duhur.

Sa i përket ilaçit “Remdesivir”, Ministri informoi deputetët në Parlamentin e Malit të Zi se është nënshkruar një marrëveshje me Komisionin Evropian për prokurimin e përbashkët të atij ilaçi.

“Pra, me siguri do ta marrim atë ilaç në periudhë të afërt. Këto janë dy gjëra kryesore që ka bërë sistemi shëndetësor, d.m.th., qeveria malazeze,” tha Hrapoviq.

SHARE