Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën PCR të 372 mostrave për koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, ndër të cilat 59 rezultate ishin pozitive.
Dy vdekje janë regjistruar nga Covid19 në pacientë pozitivë që u trajtuan në spitalin e përgjithshëm në Tivar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit është 19.
Pacientët e rinj janë nga këto Komuna:
Podgorica: 28
Bijello Pole: 10
Rozhajë: 6
Plevle: 5
Budva: 2
Kotor: 2
Tuz: 1
Danillovgrad: 1
Kolashin: 1
Nikshiq: 1
Beranë: 1
Tivar: 1
Në 24 orët e fundit janë shëruar 21 persona kështu që numri i rasteve aktive të koronavirusit në Mal të Zi është aktualisht 1618.