Komisioni parlamentar për stabilizim dhe asocim i Bashkimit Evropian dhe i Malit të Zi, miratoi sot Deklaratën e përbashkët, në të cilën, mes tjerash, përshëndeti kthimin e një pjese të madhe të opozitës në Parlamentin e Malit të Zi dhe i ftoi edhe deputetët tjerë të opozitës ta bëjnë të njëjtën gjë.
Siç thuhet pas takimit, Komisioni parlamentar për stabilizim dhe asocim i Bashkimit Evropian, Deklaratën së bashku me rekomandimet, ia dërgoi Këshillit të Stabilizim-Asociimit, si dhe institucioneve të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian.
Ky Komision, gjithashtu i bëri thirrje qeverisë malazeze të bëjë strukturën e rebalancit të buxhetit në drejtim të konsumimit i cili do stimulonte rritjen dhe do të vazhdonte përpjekjet në planin e konsolidimit fiskal.
Ky Komisioni në Deklaratën e përbashkët, përshëndeti atë që Mali i Z, ka paraqitur Programin e Katërt së Reformës Ekonomike në janar të këtij viti.
“Komisioni Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim i Bashkimit Evropian, vlerësoi rritjen e fortë ekonomike të Malit të Zi, prej 4.4 përqind të PBB-së, gjatë vitit të kaluar dhe vuri në dukje deficitin aktual të lartë buxhetor dhe rritjen e borxhit publik”, thuhet në deklaratë.
KPSA, pozitivisht vlerësoi edhe futjen më të thellë të politikes fiskale për zgjedhjen e problemeve, që kanë të bëjnë me borxhet dhe inkurajuan përmirësimin e mjediseve të biznesit dhe investimeve si dhe rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës.
Ky komision në dy ditët e fundit, ka mbajtur takimin e 15-të në Podgoricë.