BENZINA MË LIRË PËR TRE CENT, EURODIZELI PËR NJË CENT

Benzina nga mesnata do të lirohet për tre cent, ndërsa Eurodizeli për një cent, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për tre cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1,51 euro dhe 1,55 euro.

Çmimi i Eurodizelit do të jetë 1.40 euro.

Nafta për ngrohje do të lirohet për një cent, kështu që në 15 ditët e ardhshme do të kushtojë 1.36 euro.

Nga Ministria e Energjisë dhe Minierave thanë se përllogaritja e radhës do të bëhet më 1 korrik dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 2 korrik.

SHARE