VALË HISTORIKE TË NXEHTI NË SHBA, 100 MILIONË VETË NË ALARM

Kaq nxehtë, sa mund të piqni hamburger në kofanon e makinës: kështu e përshkruajne mediat amerikane valën e të nxehtit që po afrohet pjesëve të ndryshme të vendit me temperatura rekord, ndërsa 100 milionë banorë janë paralajmëruar të përgatiten për mot përvëlues. Fronti nxehtë i nisur nga jugperëndimi po lëviz drejt rajoneve qendrore, e rezultati i tij janë temperature te cilat variojnë nga 10 deri në 30 gradë mbi normalen për këtë periudhë të vitit. Shërbimi kombëtar i Metereologjisë paralajmëron për një kombinimin të rrezikshëm të nxehtësisë me lagështirën në ajër, që do të prekë një shumicë shtetesh përpara se java të mbyllet. Në disa zona, termometri llogaritet t`i afrohet 40 gradëve Celsius. “Nxehtësia e vazhdueshme, aq më tepër në kushtet e një lagështie të madhe në ajër mund të shkaktojë sëmundje, e të preke personat më të cënueshëm”, paralajmëruan autoritetet. Shërbimi i motit në Pitsburg tha se kjo valë të nxehti mund të lëvzië në të gjithë Pensilvaninë perëndimore, e shoqëruar edhe me stuhi: “Nëse nuk jeni adhurues i nxehtësisë, epo mirë, janë vetëm 192 ditë deri në natën e parë të dimrit,” u shprehen punonjës të tij duke i shtuar njoftimit edhe ca doza humori.

SHARE