MBAHET SEANCA E XVII E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Seanca e 17 më rradhe e Kuvendit të Komunës së Tuzit është mbajtur sot me 16 pika të rendit të ditës. Pika e pare: Propozim vendimi mbi sjelljen e planit strategjik të zhvillimit të Komunës së Tuzit për periudhen 2021-2026 u prezentua nga Emin Haxhi i cili ceku prioritetet e këtij plani e që janë krijimi i kushteve për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimi i prodhimtarisë bujqësore, në të parashihet ndërtimi i bulevardit Tuz-Podgoricë, ndërtimi i rrugës magjistrale Tuz-Mataguzh, furnizimi me ujë në zonat rurale, ndihma e shpejtë në Tuz, qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengim në zhvillim, ndërtimi i një objekti të ri shkollor, objekti sportiv, punimi i hekurudhes, mbështetja e ndërmarrsisë tek femrat dhe të rinjët, promovimi i turizmit rural. Ky plan u përshendet edhe nga Partia Demokratike e Socialisteve, ajo Social Demokrate dhe Boshnjake dhe u aprovua me votë unanime. Edhe pikat e tjera fituan votat e mjaftueshme për aprovim e që ishin Propozimi i vendimit mbi miratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Tuzit për vititn 2020. Pika e 3 dhe 4 të cilat u prezentuan nga Sekretarja për prone Ellvisa Rexhepmatoviq e që kishte të bënte me vendimin mbi mënyren e përcaktimit të çmimit minimal të dhënies me qira të truallit ndërtimor për vendosjen e objekteve të përkohshme. Pika 5 dhe 6 kishte të bënte me vendimin mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të bordit të drejtorëve të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara komunalno / komunale Tuz, si dhe vendimi mbi dhënien e pelqimit në aneksin e kontratës mbi financimin dhe menaxhimin e klubit të futbollit Deçiq. Pika e 7 me rradhe ishte propozimi i konkludimit mbi miratimin e informacionit mbi gjendjen e pronës së Komunës së Tuzit për vitin 2020. Propozimi i konkludimit mbi miratimin e raportit vjetor mbi realizimin e programit vjetor të kryerjes së veprimtarive komunale të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara komunalno komunale Tuz për vitin 2020 e i cili u prezentua nga Nikollë Camaj. Propozimi i vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e vendimit mbi financimin e sportit u paraqit nga Marina Ujkaj. Raporti i punës së organizatës turistike të Tuzit për vitin 2020 u bë nga Leonora Dedivanaj. Një raport i gjatë u paraqit nga Pal Dreshaj mbi punen e klubit të futbollit Deçiq për vitin 2020 mbi finansimin e tij, shpenzimet investimet dhe rezultatet e arritura. Gjithashtu gjatë seancës së sotme u formua edhe juria për ndarjen e çmimit të 15 dhjetorit për vitin 2021. Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj janë shtuar edhe 4 pika: Propozim  vendimi mbi plotësimin e ndarjes së mjeteve të parapara për vitin 2021 për bujqësi – mbështetje e subvencioneve në qumësht dhe grurë, Propozim vendimi mbi leshimin në shfrytëzim të përhershëm të automjetit për SHPK komunale, Propozim për mënyren e ndarjen e shpërblimin për ditën e Komunës 1 shtatori, mënyra e ndarjes dhe plotësim vendimi mbi mirëmbajtjen e pastërtisë, që policia komunale të kyçet në këtë veprim. Po ashtu u votua  edhe vendimi për zgjedhjen e Sekretarit të komisionit zgjedhor Emir Lekiq të propozuar nga PDS.

SHARE