MË TEPËR KANDIDATË PËR KRYEPROKUROR TË SHTETIT DHE PROKUROR SPECIAL E FORCOJNË SUNDIMIN E LIGJIT

Raportuesi për Malin e Zi dhe Ballkanin Perëndimor, Tonino Piculla i ka rekomanduar Malit të Zi që ti plotësojë të gjitha GREKO rekomandimet me të cilat siç ka theksuar, do të forcohej lufta kundër korrupsionit. Ai konsideron se për funksionin e Kryeprokurorit të shtetit dhe të Prokurorit special të shtetit do të ishte mirë të këte më tepër kandidatë, sepse në këtë mënyrë, siç ka theksuar ai forcohet demokracia dhe sundimi i ligjit. Piculla pret se Mali i Zi pas zgjedhjeve do ta vazhdojë reformën e gjyqësorit dhe do të garantojë pavarësinë e institucioneve. Të përkujtojmë se Komisioni Evropian në dokumentin e vetë non-pejper i cili pritet të publikohet ka tërhequr vërejtjen ndaj disa mangësive të cilat duhet të mënjanohen nëse Mali i Zi dëshiron të vazhdojë me suksese rrugën drejtë anëtarësimin në BE. Këtu para së gjithash përmenden disa çështje të hapura që kanë të bëjnë me reformën e gjyqësorit, me sundimin e ligjit, liritë mediatike ku edhe pritet progres i konsiderueshëm.

SHARE