Pensionet për muajin maj do të rriten me 8.15 për qind. Përqindja e fundit e rritjes së të ardhurave nga pensionet do të zyrtarizohet sot nga Bordi Drejtues i Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor. Të rikujtojmë se paraprakisht ishte bërë e ditur se pensionet do të përshtaten me inflacionin çdo katër muaj. Pensioni mesatar në Mal të Zi në shkurt ishte rreth 300 euro.