PDS-ja BOJKOTON KUVENDIN

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) nuk do të marrë pjesë në punën e plenumit, trupave punues dhe komitetit për reformën zgjedhore, njoftoi deputeti i asaj partie, Danijell Zhivkoviq në konferencën për shtyp. Arsyeja për një vendim të tillë, shtoi ai, është sjellja arrogante e shumicës në pushtet. “Nëse ndonjë nga përfaqësuesit e shumicës qeverisëse mendon se ne do të jemi dekor në Kuvend dhe do t’i japim legjitimitet shembjes së Malit të Zi, atëherë gabojnë. Gjatë kësaj seance, u dëgjua mesazhi se ne jemi të gatshëm të hapim një dialog dhe marrëveshje mbi personat kryesorë të prokurorisë. Synimet dhe ofertat tona të mira u refuzuan. Ne nuk kemi pasur një reagim adekuat nga BE-ja. Shumica qeverisëse po sillet në kundërshtim me praktikat e BE,” tha Zhivkoviq. Ai theksoi se Mali i Zi po përballet me një rënie ekonomike. “Ne nuk kemi buxhet të miratur që pesë muaj.  Ne jemi të shqetësuar për atë që na pret nga shtatori, kur shumica qeverisëse të shpenzoj borxhin e saj. Në atë situatë, ne do të vijmë në çështjen e dhënies së pensioneve, sigurimeve shoqërore. Ne po përballemi me një rënie ekonomike,” vuri në dukje Zhivkoviq, duke akuzuar shumicën qeverisëse si të paaftë. Po ashtu, ai tha se me miratimin e ligjeve prokuroriale, rruga evropiane u vu në pikëpyetje.

SHARE