PADI PENALE KUNDËR PËRFAQËSUESVE TË ISH QEVERISË PËR NDIHMËN NDAJ MONTENEGRO AIRLINES

Ministria e Investimeve Kapitale po përgatit padi penale kundër personave përgjegjës nga ish-qeveria e Malit të Zi për pagesën e paligjshme si ndihmë shtetërore për kompaninë e falimentuar “Montenegro Airlines”, e cila i shkaktoi dëm shtetit mbi 50 milion euro, konfirmoi Ministri Mladen Bojaniq për ” Vijesti ”. Ditët e fundit, Agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës (AZZK) ka lëshuar dy vendime përfundimtare, njëri konstaton se 12.7 milion euro i janë paguar kësaj kompanie jashtë Ligjit për Ndihmën e Shtetit gjatë vitit 2018 dhe 2019, dhe tjetra që të gjitha ndihmat që janë dhënë për  konsolidimin e Montenegro Airlines (43 milion) nuk ishte në përputhje me Ligjin për Ndihmën Shtetërore, as me detyrimet e Malit të Zi sipas Traktatit të Anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë ndihmë kishte reaguar edhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhelji, duke theksuar se ndihma është në kundërshtim me obligimet e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, por letra e tij drejtuar zyrtarëve të shtetit, asnjëherë nuk është bërë publike.

SHARE