SHBA DHE BE SANKSIONE IRANIT / VENDIMI PËR PROGRAMIN E RAKETAVE PAS SULMIT NDAJ IZRAELIT

President-elect Joe Biden's national security adviser nominee Jake Sullivan speaks at The Queen theater, Tuesday, Nov. 24, 2020, in Wilmington, Del. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do të vendosin sanksione të reja mbi programin e dronëve dhe raketave të Iranit pas sulmit të fundjavës mbi Izrael.

Njoftimi i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan erdhi pas komenteve nga sekretarja e thesarit Janet Yellen, që tha se masa ndëshkuese janë duke u marrë në konsideratë, ndërsa të njëjtën gjë konfirmoi edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josef Borrell.

“Në ditët në vijim SHBA-të do të njoftojnë sanksione të reja mbi Iranin, që përfshin edhe programin e tij të raketave dhe dronëve, si dhe Trupat e Gardës Revolucionare dhe ministrinë e mbrojtjes së Iranit”, tha Sullivan në një deklaratë.

Presim që aleatët tanë të ndjekin me sanksionet dhe masat e tyre, shtoi më tej ai.

Sipas zyrtarit amerikan këto sanksione dhe masa të tjera do të vazhdojnë një presion të qëndrueshëm për të frenuar dhe degraduar kapacitetin dhe efektivitetin ushtarak të Iranit dhe për t’u përballur me sjelljet agresore të këtij shteti.

Sekretarja e Thesarit, Yellen, parashikoi më herët sanksionet, duke u thënë gazetarëve se: “Veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe mund të shkaktojnë pasoja ekonomike”.

Thesari nuk do të hezitojë të punojë me aleatët e SHBA-së për të “përdorur autoritetin tonë të sanksioneve për të vazhduar ndërprerjen e aktivitetit malinj dhe destabilizues të regjimit iranian”.

Ajo shtoi se “të gjitha opsionet për të penguar financimin e terrorizmit” do të jenë në tryezë. Mbi 300 raketa dhe dronë lëshoi Irani ndaj Izraelit në një sulm historik që u bë direkt nga territori i saj, ndërsa të gjitha shtetet kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit.

SHARE