Tirana, kryeqyteti i modës

Fashion – Stil – Kreativitet – Madhështi. Me një ajër tërësisht internacional, stilisti Joni Peçi na ftoi në një botë tërheqëse përmes projektit më të fundit në fushën e modës. Nën emërtimin “Tirana Kryeqyteti i Modës”, fashion designeri shqiptar prezantoi koleksionin e tij më të ri. Një spektakël i vërtetë mode, një ylber ngjyrash, burim frymëzimi dhe udhëzues i trendeve më të fundit 2023-2024. Me një skenografi madhështore konceptuar ekskluzivisht për këtë Fashion Show, dhjetra modele sfiluan nën backgroundin e një mbremjeje në Tiranë. Emra të njohur të botës së spektaklit në Shqipëri zbritën në pasarelë për të përfaqësuar veshjet e koleksionit më të ri nga Joni Peçi. Bashkëpunëtorë shqiptarë e ndërkombëtarë, emra të rëndësishëm të industrisë së modës ishin pjesë e vulës së suksesit të radhës nga Joni Peçi, ardhur nën regjinë e Silvia Tozaj. Çdo vit sfilatat mbreslënëse të stilistit të njohur vijnë përmes ideve inovative, kreative dhe krejtësisht origjinale, duke qenë gjithnjë në avantagard me atë çfarë sjell moda në Shqipëri dhe në botë. Eleganca nuk është ajo që bie në sy, por ajo që mbetet.

SHARE