NIMANBEGU TAKIM PUNE ME AMBASADORIN E PALESTINËS RABI ALHANTOULI

Deputeti Genci Nimanbegu përmes rrjetit social “Facebook” bëri me dije se sot ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Palestinës z.Rabi Alhantouli, njëheri edhe Dean-i (më i vjetri në rolin e ambasadorit) i korit diplomatik në Malin e Zi. Siç njofton Nimanbegu ata diskutuan mbi gjendjen në shtet, situatën me pandemi dhe punët në Kuvendin e MZ. Nimanbegu i  shprehu ambasadorit palestinez mendimin e tij që zgjedhjet në Nikshiq vërtetuan jo vetëm situatën e tensionuar politike por sqarojnë edhe rrugët të mundshme të Malit të Zi në të ardhmen. “Politika ka nevojë për njerëz të besueshëm dhe vizion të qartë politikë pa qasje ekstremiste dhe populliste,” theksoi Nimanbegu.

SHARE