Keni provuar maskara ngjyrë kafe? Më së miri u shkon femrave që kanë këtë ngjyrë të syve

Do të pajtoheni që shumica përdorin maskara të zezë dhe se ato nuk e dinë që nuk duhet të jetë vetëm kjo ngjyrë

Ideja e përdorimit të maskarasë ngjyrë kafe zakonisht rezervohet për dukjet minimaliste të grimit dhe rrallë konsiderohet si opsion.

Ndërsa disa mendonin se sytë blu dhe qerpikët e çelur nënkuptonin se maskarat e zeza më të errëta do të ishin të domosdoshme për të “gjallëruar” fytyrën e tyre, të tjerat mendonin se maskara me ngjyrë kafe të çelur ishin të rezervuara për ato me lëkurë më të hapur dhe flokë më të hapur, transmeton Telegrafi.

Shtohet pyetja: Kush duhet të vë maskara ngjyrë kafe?

Përgjigja në fakt mund të varet nga ngjyra e syve tuaj. Meqenëse ngjyra kafe për vetulla ka aftësinë t’i bëjë qerpikët tuaj të duken më të natyrshëm, ajo mund të bëjë që disa ngjyra të syve të dallohen vërtet me të.

Edhe pse sytë kafe janë ngjyra më e zakonshme e syve në botë, kombinimi me maskara të kafenjtë mund të krijojë një pamje monokromatike që lejon ngjyrën e syve tuaj të dallohet. Meqenëse maskara do të jetë delikate, ajo lejon që sytë tuaj të jenë më tërheqës.

E kafenjta për vetull mund të duket si një ndryshim i thjeshtë dhe delikat, por mund të hapë një botë krejtësisht të re të opsioneve të grimit. Gjithashtu, ju kurrë nuk e dini se si do të duket në ju dhe sytë tuaj derisa ta provoni. /Telegrafi/

SHARE