“KARNEVALI – KORET 2023” DO TË MBAHET NË TUZ NGA 18 DERI MË 21 SHKURT

Edhe këtij viti, sikurse edhe vitet tjera në Malësi do të organizohen “Karnevalet – Koret” 2023, eveniment i cili tashmë është bërë tradicional.
Karnevali Koret 2023 në Malësi siell këtë vit program të pasur argëtues:

  • 18.02.2023 në 20h – Ballo nën Maska: Grupi Mars, DJ Buqi & DJ Martin;
  • 19.02.2023 në 13h – Karnevali për fëmijë;
  • 19.02.2023 në 19h – Nata e Humorit: Bashkim Alaj dhe Carnival Bazar & Malesori, DJ Buqi & DJ Martin;
  • 20.02.2023 në 19h – Nata e Saragave: Grupi Mars, DJ Buqi & DJ Martin;
  • 21.02.2023 në 18h – Nata kryseore – Defileu dhe Carnival bazar: Sabri Fejzullahu, DJ Buqi & DJ Martin;

Në kuadër të këtij manifestimi, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, si dhe nënkryetari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj pritën përfaqësuesit e “Karnevali -Koret”, me në krye Arton Gjokaj, me të cilët biseduan lidhur me ecurinë e aktivitetit.

Me këtë rast, Gjokaj prezantoi me detaje të gjithë organizimin si dhe falënderoi komunën e Tuzit për përkrahjen që i jep aktivitetit këto katër vitet e fundit.

Në anën tjetër kryetari Gjeloshaj u dëshiroi suksese duke i falënderuar që e mbajnë akoma gjallë këtë traditë të lashtë.

SHARE