Bebe Rexha publikon klipin e ri “Heart Wants What It Wants”

Ashtu siç edhe kishte premtuar, artistja shqiptare me renome globale, Bebe Rexha, publikoi të premten këngën dhe klipin e saj më të ri.

“Heart Wants What It Wants” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit pop.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga prapaskenat e klipit, në të cilat shfaqej mjaft atraktive.

Ajo e bëri të qartë në mbishkrimin e tyre se ky ishte një projekteve muzikore më të dashura që ajo ka realizuar në karrierën e saj.

“Videoja ime më e mirë që kam bërë ndonjëherë, ‘Heart Wants What It Wants’”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.

Kjo këngë vjen vetëm pak kohë pasi këngëtarja me origjinë shqiptare u diskriminua në mbrëmjet e çmimeve, ‘Grammy Awards’ dhe ‘Brit Awards’, përkundër suksesit megaloman që ka shënuar kënga e saj hit, “I’m Good (Blue)”, e cila e ka nominuar për këto çmime. /Telegrafi/

SHARE