NESËR FILLOJNË PAGESAT E PENSIONEVE

Foto: Pixabay

Nesër do të fillojë pagesa e pensioneve të dhjetorit, njoftoi Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor theksuan se pensioni mesatar i dhjetorit, pa diferencën e llogaritur, është 502.79 euro.

„Pensioni mesatar i paguar me diferenca të llogaritura për muajin dhjetor është 519.62 euro”, thuhet në njoftim.

Në njoftim shtohet se për të paguar pensionet e dhjetorit nevojiten rreth 63 milionë euro.

SHARE