VOJVODIQ: KOLLË INTENSIV, ZGJAT DERI NË KATËR JAVË

Mjekja e zgjedhur për të rritur, Marija Vojvodiq, ka bërë të ditur se pacientët këtë dimër më së shpeshti vijnë për shkak të infeksioneve respiratore, të cilat karakterizohen me kollë intensiv.

Koronavirusi, siç tha ajo, nuk duhet anashkaluar, me faktin se tashmë po merr karakteristikat e viruseve të stinës.

“Mesatarisht, një i rritur ftohet të paktën katër deri në gjashtë herë në vit. Frekuenca tek fëmijët është pak më e shpeshtë, gjashtë deri në tetë herë”, tha mjekja në programin e mëngjesit të TVMZ dhe shtoi:

“Pikërisht këto ditë të ftohta dimri, qëndrimi në dhoma të mbyllura, të cilat nuk ajrosen keq, na predispozojnë që shpeshtësia e infeksioneve respiratore, padyshim ftohjet, gripi apo ndonjë virus tjetër, do të jetë dukshëm më e lartë në këtë periudhë.”

Ajo theksoi se këtë vit karakteristikë e shumicës së ftohjeve, deri diku edhe gripit, është kolli intensiv.

“Pacientët kolliten për dy deri në katër javë, gjë që i tremb disi pacientët, sepse siç kemi mundësi të shohim në media, prezent është edhe kolli i madh”, shton doktoresha Vojvodiq.

SHARE