KALAJ DHE VUJAÇIQ FITUES TË ÇMIMIT „OKTOIH“ PËR VITIN 2023

Në ceremoninë me rastin e ndarjes së Çmimit Shtetëror “Oktoih”, që u mbajt sot në Villa Goricë të Podgoricës, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Angjella Jakshiq Stojanoviq, ndau çmimet për rezultate të jashtëzakonshme në fushën e arsimit dhe edukimit, si dhe standardet studentore, prof. dr. David Kalaj nga Fakulteti i Shkencave matematiko – natyrore  në Universitetin e Malit të Zi dhe Ana Vujaçiq, profesoreshë e fizikës në shkollën e mesme “Stojan Ceroviq”, Nikshiq.

˝Sot është një nga ato ditë kur kremtojmë ata individë dhe ngjarje që shënuan historinë, kulturën dhe traditën tonë, ata që në kohë vështirësish të mëdha shoqërore dhe politike, nën sulmin e fuqive të mëdha, gjakmarrjes, varfërisë dhe urisë, ne vendosëm themelet e shkrim-leximit dhe luftuam për lirinë e mendjes dhe shpirtit, për dijen, për t’u bërë dhe mbetur pjesë e Evropës dhe e botës”, tha ministrja Jakshiq Stojanoviq duke theksuar se “ne sot festojmë edhe të gjithë ata që vazhduan misionin edukativo-arsimor në atë frymë, ata që edukojnë dhe rrisin fëmijët tanë, ata që me shembullin e tyre tregojnë se nuk ka thirrje më të bukur e fisnike se thirrja e punonjësit të arsimit”.

Ajo i dërgoi urimet e saj të përzemërta profesoreshës Vujaçiq dhe profesorit Kalaj, me bindjen se këtë mirënjohje të rëndësishme e kanë fituar me punën dhe rezultatet e tyre dhe se shembulli i tyre do të inkurajojë shumë të rinj që të ndjekin hapat e tyre.

Fituesi i sivjetshëm i Çmimit Shtetëror Oktoih, prof. dr. David Kalaj tha se kjo mirënjohje ka një rëndësi të veçantë për të dhe se paraqet jo vetëm një arritje personale dhe profesionale, por edhe një motivim të madh për punë të mëtejshme, zhvillim dhe arritje të rezultateve të jashtëzakonshme.

“Çmimi Oktoih është më i rëndësishmi në një seri çmimesh të tij, sepse promovon arsimin, dhe në rastin e tij, promovon matematikën si shkencë themelore, por edhe si një disiplinë që mundëson përvetësimin e njohurive dhe parimeve themelore, të nevojshme për zhvillimin e aftësive njohëse dhe dhe përgatitjen e individëve për sfidat e shoqërisë moderne”, tha Kalaj.

“Çmimi Oktoih ka një domethënie të veçantë për mua, sepse gjithë karrierën time profesionale e kam lidhur me këtë aktivitet kërkues dhe të vështirë, që përfaqëson një nga shtyllat më të rëndësishme të çdo shoqërie të shëndetshme, me fokus zhvillimin e bazuar në dije”, tha profesoresha Vujaçiq.  

SHARE