PARLAMENTI TË EMËROJË URGJENTISHT GJYQTARËT E MUNGUAR, ËSHTË JETIKE PËR RRUGËN E MALIT TË ZI DREJT BE-së

Bashkimi Evropian mirëpret faktin që Komisioni Kushtetues ka filluar intervistimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, tha kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Ajo tha se në seancën e sotme të Komisionit Kushtetues ka marrë pjesë në cilësinë e vëzhgueses. “I bëj thirrje Kuvendit që të emërojë urgjentisht gjyqtarët e munguar. Kjo është jetike për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së. BE do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë proces”, tha Popa në Twitter.

SHARE