Dardy dhe Bardhi publikojnë këngën e re “Inati”

Dardy dhe Bardhi kanë prezantuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor.

“Inati” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për klipin është kujdesur produksioni nga Prizreni, XL Films.

Projekti i tyre është publikuar tashmë në YouTube, në kanalin zyrtar të MilieuTV.

Ky duet besohet se do të pritet mirë nga publiku dhe për pak kohë ka mbledhur mijëra shikime.

Bardhi edhe këtë vit po vazhdon të jetë një nga yjet më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Ai është një nga artistët që i përshtatet thuajse çdo artisti, pavarësisht zhanrit të muzikës. /Telegrafi/

SHARE