URA: MARKOVIQ TË PËRCAKTOHET QARTË RRETH AFERËS “ZARFA”

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe personi i dytë i PDS-së,  dje në Guci, me asnjë fjalë nuk e demantoi aspak se paratë nga zarfa të cilat nga Dushko Knezheviq, i kishte marrë Slavolub Stijepoviq, përfunduan në arkën e partisë së tij, kumtuan nga Lëvizja Qytetare URA.

Ata thonë se, në vend të kësaj, Dushko Markoviq, u përpoq të bëhej i pa informuar dhe të luaj rolin e kryeministrit të disa prej vendeve të demokracisë perëndimore.

“Pra, kështu në një shtet ku gjykohet para gjykatave të huaja bien në baza ditore, ku prokuroria haptas ven në një anë  partinë në pushtet në afera të panumërta të lidhura me PDS, ai i thërret dhe u thotë qytetarëve të Malit të Zi se ATO do të përfundojnë të gjithë punën. Kështu, ai vazhdon praktikën e kolegëve të tij të partisë dhe fyen inteligjencën e një njeriu të vetëdishëm në Malin e Zi”, kumtuan nga Lëvizja Qytetare URA.

Ata shtojnë se kryeministri malazeze Dushko Markoviq, qartë dhe pa mëdyshje duhet  të përcaktohet lidhur me çështjen dhe jo të përpiqet të mbrojë atë pa kushte.

SHARE