BRUKSELI KËRKON HETIM MBI AFERËN “ZARFA”

Komisioni Evropian, i bëri thirrje  autoriteteve malazeze që, siç thanë ata, në mënyrë të shpejtë dhe efikase, të hetojnë pohimet e pronarit “Atlas Grup”, Dushko Knezheviq,lidhur me donacionet për Partinë Demokratike të Socialistëve, përpara zgjedhjeve.

Ata kumtuan për gazetën “Vijesti”, që shkeljet eventuale të ligjit të hetohen nga Prokuroria Speciale dhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

“Bashkimi Evropian po ndjek zhvillimet në të ashtuquajturën aferën “Atlas”. Ne presim që autoritetet malazeze të veprojnë shpejt dhe në mënyrë efikase, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe parimet bazë të sundimit të ligjit të BE-së. Çdo shkelje e mundshme e ligjit duhet të hetohet në detaje nga autoritetet kompetente kombëtare, duke përfshirë këtu  Prokurorinë e Speciale të Shtetit dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit”, deklaroi Alceo Smerili, nga zyra për marrëdhënie me publikun të Komisionit Evropian.

Siç kumtuan për TV “Vijesti”, Prokuroria Speciale e Shtetit sipas të gjitha gjasave, gjatë javës, do të marrin në pyetje, Stjepviqin.

Sipas gazetës “Vijestit”, PSSH, vetëm se i ka dërguar ftesë, ish kryebashkiakut të Podgoricës.

Knezheviq më herët deklaroi se ai në marrëveshje me kryetarin e PDS-së, Millo Gjukanoviq, Kryebashkiakut të  atëhershëm të Podgoricës Slavolub Stijepoviq, ia dha 200,000 dollarë për fushatën parazgjedhore të PDS-së, por Stijepoviq i kërkoi të konvertohen në euro, në mënyrë që paratë të mund të ua ndajnë aktivistëve në terren.

SHARE