Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj ishte pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar “Rruga drejt qeverisjes më të avancuar: Lëvizja nga One-stop shop në Non-stop shop”, organizuar nga Agjencia Shtetërore për Shërbime Publike dhe Inovacione Sociale (SAPSSI) e Republikës së Azerbajxhanit.
Ministri Dukaj theksoi rëndësinë e procesit të digjitalizimit dhe forcimit të sigurisë kibernetike. Gjithashtu Dukaj vlerësoi rëndësinë e Strategjisë së Transformimit Digjital dhe Strategjisë së Reformës së Administratës Publike për periudhën 2022-2026, të cilat planifikojnë të përmirësojnë procesin e digjitalizimit dhe menaxhimit të cilësisë në administratën publike në fushën e ofrimit të shërbimeve, gjë që do të çojë në standardizimin e proceseve të punës në të gjithë administratën publike dhe zhvillimin e shërbimeve elektronike për nevojat e qytetarëve dhe bizneseve.