REGJISTROHEN 520 RASTE TË REJA, VDES 1 PERSON

Në Mal të Zi janë regjistruar 520 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa në 24 orët e fundit një person nga Podgorica ka ndërruar jetë si pasojë e Covid. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,217. Deri në orën 15:00 u raportuan shërim i 616 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 4,554.

SHARE