GJUKANOVIQ: DALLIMET JANË PASURIA MË E MADHE E MALIT TË ZI

Dallimet që Mali i Zi dinte të ruante në ditët më të vështira të historisë së saj mijëra vjeçare janë ende pasuria e tij më e madhe sot, shkruan Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në Twitter me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. “Ajo që na bën të ndryshëm – ngjyra e lëkurës, gjuha, kombi, feja, gjinia, ose besimi politik – është pikërisht ajo që duhet ta bëjë komunitetin tonë më të pasur dhe ne qytetarët më tolerantë,” tha Gjukanoviq. Ai poashtu pohon se në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, ne riafirmojmë angazhimin tonë të qëndrueshëm për forcimin e dialogut dhe mirëkuptimit. “Si dhe ndërtimin e një Mali të Zi multietnik, evropian dhe civil,” përfundoi Gjukanoviq.

SHARE