MBI 4 MIJË TË VRARË NGA TË DY PALËT NË KONFLIKTIN

Rreth 1 milionë banorë janë zhvendosur nga Gaza, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, që nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Shifrat po marrim përmasat e një lufte të vërtetë, pasi përllogariten mbi 4 mijë të vrarë.

Mbi 2600 të vdekur numërohen në Palestinë, ndërsa në Izrael 1400. Të plagosur numërohen mbi 15 mijë.

Ushtria izraelite thotë se po godet objektiva në Liban pasi një sulm me raketa nga luftëtarët e Hezbollahut vrau një person në territorin e saj.

Luftimet janë të përqendruara në Izraelin verior dhe Libanin jugor, të ndarë nga luftimet e Izraelit me Hamasin më në jug, i cili është i përqendruar rreth Gazës.

Tel Avivi njoftoi se janë 155 persona të mbajtur peng nga Hamasi, ndërsa ushtria izraeliti ka arrestuar 200 anëtarë të kësaj organizate.

Kryeministri izraelit mblodhi për herë të parë kabinetin e luftës, ku tha se uniteti i shfaqur tregon mesazhin e qartë se nuk arritën të ndajnë në dysh Izraelin dhe se po përgatiten për shkatërrimin e Hamasit.

Ndërsa presioni i ndërkombëtarëve po ushtrohet ndaj Tel Avivit për të lënë një korridor humanitar mes Gazës dhe Egjiptit për kalimin e palestinezëve.

SHARE