600 DITË LUFTË NË UKRAINË / RUSIA E SULMON ME RAKETA DHE DRONË

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa, dronë, sulme ajrore dhe artileri mëngjesin e 16 tetorit, në ditën e 600-të që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës raportoi se Rusia ka lëshuar dhjetë raketa dhe 12 dronë kamikazë, me forcat ajrore që raportuan se kanë rrëzuar dy raketa. Forcat ajrore ukrainase njoftuan se dronët, shumica që shënjestronin perëndimin e Ukrainës, janë rrëzuar.

“Fatkeqësisht ka të vrarë dhe të plagosur në mesin e civilëve”, tha ushtria ukrainase. Filip Pronin, guvernator në rajonin lindor të Polltavës, tha se tre civilë janë dërguar në spital pasi ky rajon u godit me dronë dhe raketa.

Ai shtoi se ka dëme edhe në disa shtëpi private.

Rusia po ashtu ka kryer sulme me artileri në rajonin jugor të Zaporizhjës, raportuan autoritetet rajonale.

Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe një grua e moshuar raportohet se është plagosur.

SHARE