SATTLER: ZGJERIMI I BE-së PO NDODH, SUNDIMI I LIGJIT ËSHTË ÇËSHTJE SIGURIE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler, tha se Mali i Zi është më afër BE-së se kurrë më parë, duke theksuar se zgjerimi i ri evropian tashmë po bëhet realitet.

Ai vlerësoi progresin e vendit në reforma, përfshirë miratimin e ndryshimeve kushtetuese, zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbylljen e 18 kapitujve negociues, ndërsa theksoi se kapitujt 23 dhe 24 do të jenë ndër më të vështirët.

Sattler paralajmëroi se mbyllja e kapitujve nuk mjafton pa rezultate konkrete në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësinë e institucioneve dhe lirinë e mediave.

Sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk është më vetëm çështje e qeverisjes, por edhe e sigurisë, pasi varësitë ekonomike, financimi i paligjshëm, dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja mund të shfrytëzojnë dobësitë institucionale.

“Rezultatet duhet të jenë ndjekje penale efikase, vendime të formës së prerë dhe konfiskim i pasurisë”, tha Sattler.

SHARE