Foto: BE
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi ka theksuar se glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi apo relativizimi i krimeve të luftës nuk kanë vend në BE apo në vendet kandidate.
Reagimi erdhi pas apelit të më shumë se 70 organizatave joqeveritare dhe aktivistëve lidhur me rastin e Ratko Mlladiqit.
BE-ja ka theksuar se Mali i Zi, si vend kandidat, duhet të respektojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare, të mbrojë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre dhe të refuzojë çdo glorifikim të kriminelëve të luftës.
Organizatat dhe aktivistët, ndërkohë, kërkuan nga kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq që të dënojë publikisht glorifikimin e Mlladiqit dhe të distancohet nga deklaratat që, sipas tyre, relativizojnë gjenocidin në Srebrenicë.
Ata kërkuan gjithashtu që autoritetet malazeze të tregojnë qartë përputhshmëri me standardet dhe vlerat evropiane.









