SË BASHKU DO TË ZGJIDHIM SFIDAT NË ARSIM

Ministri i Arsimit, Damir Shehoviq dhe Ushtruesja e Detyrës Kryetarja e Sindikatës së Arsimit, Sllavka Boshkoviq dhe bashkëpunëtorët e saj thanë se përmes vazhdimit të bashkëpunimit, sfidat në sistemin arsimor do të adresohen bashkërisht. Ata u takuan sot për të diskutuar tema në fushën e arsimit, dhe sfidat me të cilat përballet sistemi arsimor në lidhje me situatën aktuale epidemiologjike. Siç thanë ata, takimi u mbajt si pjesë e aktiviteteve të rregullta të përbashkëta, dhe fokusi ishte në modelin e mësimdhënies për fillimin e vitit shkollor, rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, pozicionin e arsimtarëve dhe përmbledhjen e arritjeve të mëparshme të përbashkëta. Ata theksuan rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të fëmijëve dhe të punësuarve në arsim, dhe zvogëlimin e rreziqeve të mundshme shëndetësore në minimum.

SHARE