INVESTIME MILIONËSHE PËR SPITALIN E BERANËS

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka paralajmëruar investime milionëshe për Spitalin e Përgjithshëm në Berane, duke thënë se shëndetësia do të jetë në fokus të pushtetit ekzekutiv. “Gjithmonë mund të bësh më shumë dhe më mirë, por në këtë periudhë të shkurtër nuk kemi mundur të bëjmë më shumë”, tha Abazoviq. Në fokus të Qeverisë së Malit të Zi, siç tha ai, do të jetë shëndetësia dhe spitali i Beranës. Ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq thotë se qëllimi i tyre është përmirësimi i efikasitetit të sistemit shëndetësor, duke theksuar se janë siguruar mjete për angio sallën. “Spitali i Beranës ka staf cilësor, infrastrukturë të mirë dhe në fund ky spital të ketë qendër rajonale”, ka thënë Shqekiq. Ai ka thënë se në Spitalin e Përgjithshëm në Beranë së shpejti do të bëhet mamografi, për të ndalur largimin e pacientëve në QKMZ. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Beranës, Millorad Magdeliniq, tha se shpresojnë që spitali i Beranës të bëhet qendër shëndetësore rajonale.

SHARE