Eurosuper 98, Eurodiesel dhe nafta për ngrohje do të jenë më të lira nga mesnata për një cent, ndërsa çmimi i Eurosuper 95 nuk do të ndryshojnë, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimi i Eurosuper 98 do të jetë 1.41 euro në 15 ditët e ardhshme. Eurodiesel dhe nafta për ngrohje do të kushtojnë 1.19 euro dhe 1.17 euro. Eurosuper 95 do të kushtojë 1.38 euro si më parë.