NËSE NA MBYLLIN, NË ULQIN DO TË JETË I SUKSESSHËM EDHE POSTSEZON

Numri i mysafirëve në rivierën e Ulqinit është në rënie të lehtë në krahasim me periudhën para dhjetë ditësh, tregojnë të dhënat e publikuara nga Organizata Turistike lokale, mirëpo tollovitë e mëdha në rrugët e qytetit dhe plazhet e mbushura flasin të kundërtën. Hotelierët pohojnë se në bazë të interesimeve të turistëve dhe rezervimeve të shumta edhe në shtator pritet vizita tejet e mirë. “Sezoni tejkaloi të gjitha pritshmëritë tona dhe mbërriti mu në kufi, sa na përket neve. Në kontakte me kolegë konstatojmë se jemi në nivelin e vitit 2019 dhe ne jemi të kënaqur. Na brengos situata epidemiologjike dhe shpresojmë se ajo s‘do të përkeqësohet në mënyrë drastike në pjesën e mbetur të muajit, por as në postsezon për kur kemi paralajmërime se niveli i mbushjes (së kapaciteteve, shënim i përkthyesit) do të jetë 75 deri në 80 për qind”, tha për “Dan” Gano Resulbegoviq nga Shoqata e Hotelierëve dhe pronari i hotelit në Kala.

SHARE