Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi, Mlilojko Spajiq, përshëndeti zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend, duke vlerësuar se është bërë një hap i rëndësishëm në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Gjykata Kushtetuese tashmë funksionon me kapacitet të plotë. Urime Kuvendit të Malit të Zi për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 69, përkatësisht 64 votash”, shkroi Spajiq në rrjetin social X.
Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve, sundimit të ligjit dhe përmbylljes me sukses të procesit negociues për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.










