UNIVERSITETI I MALIT TË ZI NËNSHKRUAN DEKLARATËN PËR KUSHTE MË TË MIRA PËR STUDENTËT DHE SPORTISTËT

Rektori i Universitetit të Malit të Zi, nënshkroi Deklaratën për Konsensus me 14 përfaqësues të Universiteteve Evropiane, në të cilat institucionet e arsimit të lartë obligohen për krijimin dhe zhvillimin e një ambienti të përshtatshëm për studentët-sportistët.

Deklaratën për Universitetin e Malit të Zi, e nënshkroi,  rektori i këtij Universiteti prof. Dr Danillo Nikolliq, në konferencën dy-ditore të rektorëve në Universitetin  Koimbra, në Portugali.

Procesi i përmirësimit të karrierës së dyfishtë, i cili ishte një nga temat e Konferencës së Rektorëve, synon të sigurojë integrimin e sportistëve në tregun e punës pas përfundimit të karrierës së tyre sportive dhe duke u mbështetur në arritjet akademike.

“Promovimi i karrierës së dyfishtë është[ temë kyçe për sistemin arsimor dhe për të gjitha organizatat sportive. Me nënshkrimin e Deklaratës së konsensusit, institucionet e arsimit të lartë obligohen të krijojnë dhe zhvillojnë një mjedisi të përshtatshëm për studentët-sportistët, duke përfshirë  edhe pajtueshmërinë me rregulloret dhe kuadrin financiar”, deklaroi Nikolliq.

Me nënshkrimin e kësaj deklaratë, siç është kumtuar, është bërë themeli për shkëmbimin e ardhshëm të përvojave dhe praktikave të mira të institucioneve të arsimit të lartë. Konferenca e Rektorëve “Organizimet dhe modelet e menaxhimit të sporteve universitare” i  parapriu hapjes së IV të Lojërave Universitare Evropiane në Koimbra.

SHARE