Pronarët e anijeve nuk do të rifillojnë tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit për disa javë, derisa të ketë siguri se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit është e qëndrueshme dhe “reale”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kompanisë japoneze Mitsui O.S.K. Lines për “Financial Times”.
Sipas tij, pas konfliktit të nisur më 28 shkurt dhe sulmeve të SHBA-së e Izraelit, transporti detar në këtë ngushticë është ndërprerë në masë të madhe, duke prekur një pjesë të konsiderueshme të furnizimit botëror me naftë, gaz natyror të lëngshëm dhe produkte të tjera si alumini dhe ureja.
Ai theksoi se kompanitë detare nuk kanë nevojë vetëm për një marrëveshje politike, por edhe për garanci konkrete sigurie që të mund të lundrojnë pa rrezik. Sipas tij, duke marrë parasysh përvojën e dy muajve të fundit, mund të duhen disa javë ose deri në një muaj që linjat detare të ndihen të sigurta për rikthim në këtë rrugë strategjike.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se anijet me naftë kanë filluar sërish të lëvizin nëpër ngushticë.









