Foto: Ilustrim
Në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi çmime të reja për derivatet e naftës, sipas të cilave dizeli është më i lirë për katër cent, ndërsa benzina është më e shtrenjtë për dy cent.
Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Eurosuper 98 tani kushton 1,70 euro (rritje prej 0,02 euro), ndërsa Eurosuper 95 kushton 1,66 euro, gjithashtu me rritje prej 0,02 euro.
Nga ana tjetër, Eurodizeli do të kushtojë 1,66 euro, që është ulje prej 0,04 euro, si dhe vaji për ngrohje do të jetë 1,59 euro, gjithashtu me ulje prej 0,04 euro.
Nga ministria është bërë e ditur se, në përputhje me rregulloren për llogaritjen e çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, e cila ka hyrë në fuqi më 24 mars 2026, rishikimi i radhës i çmimeve do të bëhet më 22 qershor 2026, ndërsa çmimet e mundshme të reja do të hyjnë në fuqi më 23 qershor 2026.










