MAROVIQ-AMBASADORËT E BE-së: TË PËRKUSHTUAR NDAJ SHTETIT LIGJOR, RRITJES EKONOMIKE DHE REFORMËS

Qeveria e Malit të Zi mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, rritjes ekonomike dhe reformës së administratës publike, si shtyllat kryesore të procesit të integrimit evropian, të bashkuar nga një dëshirë e fortë për të përshpejtuar rrugën e Malit të Zi drejt BE-së, për të cilën kemi mbështetje të fortë nga qytetarët tanë tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane Jovana Maroviq në një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. “Është harmonizuar qëndrimi se është e nevojshme që reformat e nevojshme të zbatohen shpejt dhe mbi të gjitha në mënyrë cilësore dhe efikase dhe të njihen e shpërblehen në mënyrën e duhur”, thuhet në deklaratë. Ambasadorët theksuan se tabloja e përgjithshme e Malit të Zi, duke përfshirë progresin në negociata, përputhshmërinë 100% me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe mosegzistimi i problemeve të hapura me vendet fqinje, e bën Malin e Zi një shembull real për vendet e tjera në proces. “Ambasadorët shprehën edhe një herë mbështetjen absolute për ofrimin e të gjitha llojeve të ndihmës dypalëshe. Në takim u përshëndet vizita e kryeministrit Abazoviq në Ukrainë me synimin për të mbështetur dhe demonstruar unitetin e politikës pro-evropiane me qytetarët e këtij vendi,” theksuan nga Qeveria.

SHARE