UNICEF NJË PARTNER I RËNDËSISHËM NË EDUKIMIN DHE MBROJTJEN E FËMIJËVE

Ministri i Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviq, priti sot kreun e sapoemëruar të Zyrës së UNICEF në Mal të Zi, Huan Santander dhe theksoi rëndësinë e programeve të zbatuara me ndihmën e asaj organizate për edukimin e fëmijëve, mbrojtjen e tyre në internet dhe ndihmën për familjet më të rrezikuara.  

Ministri Darmanoviq shprehu kënaqësi për bashkëpunimin aktual me UNICEF, dhe siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, bashkëbiseduesit treguan për bashkëpunimin thelbësor midis Malit të Zi dhe UNICEF gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid19, duke vlerësuar se Mali i Zi reagoi në kohën e duhur përballë kësaj sfide.

Santander vlerësoi zbatimin e suksesshëm të projektit të ekipit të tij dhe institucioneve në Mal të Zi në fushën e edukimit të fëmijëve gjatë Covid19.

Në këtë kontekst, ai shprehu besim se partneriteti do të vazhdohet edhe gjatë mandatit të tij.

Gjatë takimit, u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi, si dhe për projektet e mundshme të përbashkëta në fushën e shëndetit publik.

SHARE