NGA E PREMTJA KRITERIUME TË REJA PËR HAPJEN E KUFIJVE

Politika e hapjes së kufijve do të plotësohet me kriteriume të reja të cila do ti propozojë Instituti për Shëndetin Publik me qëllim që të mundësohet hyrja në Mal të Zi e nënshtetasve të huaj të cilët nuk bartin rrezik të lartë epidemiologjik, është vendosur në Trupin Koordinues Nacional Kombëtar.

Siç është kumtuar nga Qeveria, ky Trup masat e reja do ti miratojë ditën e premte.

Theksohet se Trupi Koordinues Kombëtar në mbledhjen e mbrëmshme ka vërtetuar orientimin strategjik për vazhdimin e zbatimit të politikës së hapjes së shtetit përmes ruajtjes së situatës stabile epidemiologjike dhe paralelisht të ndërmarr të gjitha masat e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, të nënshtetasve të huaj që jetojnë në Mal të Zi dhe të turistëve.

SHARE