Kreatori i njohur dhe shumë i suksesshëm shqiptar, Valdrin Sahitit sonte (e hënë) ka organizuar sfilatën e radhës për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve.
Para sfilatës, Sahitit ka ftuar figurat më të njohura të ekraneve shqiptare, artistë e këngëtarë, që të jenë prezent në ngjarjen e tij të modës, të cilët parakaluan në tapetin e kuq me elegancë dhe shumë stil.
Duke mahnitur me paraqitjet e tyre, vajzat e famshme shqiptare kanë shkëlqyer me paraqitjen ndërsa vëmendje të madhe mori edhe prezantuesja e njohur, Bora Zemani e cila gjithashtu ishte e pranishme.
Bora u shfaq e veshur me një fustan të gjatë pa mëngë me ngjyrë të verdhë me shkëlqim, ndërsa flokët e gjata i la të lidhura lartë.
Përveç saj në këtë event mori pjesë edhe ish-partneri i saj, aktori Donald Veshaj bashkë me vëllain Romeo.
Nuk dihet nëse ish-çifti kanë patur kontakt me njëri-tjetrin, por kjo është paraqitja e tyre e parë publike në një mbrëmje të përbashkët që pas përfundimit të Big Brother VIP, të cilët u bën ndër emrat më të komentuar që nga ajo kohë.
Kujtojmë që aktori u përfshi në një lidhje dashurie me këngëtaren dhe ish-banoren e BB VIP, Beatrix Ramosaj raport ky që nuk kishte jetëgjatësi pasi dyshja u ndan menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Bora Zemani
Donaldi në anën tjetër ka vazhduar të dërgoi sinjale drejt Borës duke lënë të kuptohet se po bën përpjekje për ta rikthyer. /Telegrafi/