REGJISTROHEN 97 RASTE TË REJA, ASNJË VDEKJE

Ditën e djeshme në Mal të Zi nuk pati asnjë vdekje nga infeksioni me koronavirus, ndërsa janë shënuar 97 raste të reja. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë ditës së djeshme laboratorët e atij instituti dhe ata privatë me të cilët bashkëpunojnë kanë kryer analizën e 1,518 mostrave. Deri në orën 15:00, është raportuar shërimi i 111 personave dhe raste aktualisht aktive me koronavirus në Mal të Zi janë 653.

SHARE