Unioni Nacional Shqiptar (UNSH) Me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u përcjellë urimet më të përzemërta e më të ngrohta vëllazërore të gjitha institucioneve të saj, Ambasadës së saj në Podgoricë dhe të gjithë qytetarëve të saj.
„Në ditën e fitores më të madhe të shqiptarëve në historinë e tyre më të re, me krenari kujtojmë rezistencën paqësore të shqiptarëve të Kosovës, në krye me Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën, pastaj rezistencën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, si dhe ndihmën e paharrueshme të miqëve tanë ndërkombëtarë, sidomos të amerikanëve, për të gjunjëzuar njëherë e përgjithmonë regjimin kriminel të Sllobodan Millosheviqit dhe politikat shovene të serbomëdhenjëve. Le të vazhdojë ndërtimi i shtetit të Kosovës me mjete demokratike e në bashkëpunim të domosdoshëm me aleatët tanë perëndimorë! God bless Kosova!,“ thuhet në urimin e Unionit Nacional Shqiptar.