ÇMIMORJA E RE E TË MIRAVE DETARE: PRONARËT E RESTORANTEVE NË BUNË TË INDINJUAR

Sipas çmimores së re të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare, pronarët në Bunë do të duhet prej 1 janarit të këtij viti ti paguajnë këtij institucion dy herë më shumë për shfrytëzimin e tokës shtetërore. Duke konstatuar se kjo pagesë është e papërballueshme, ato thanë se në veçanti janë të revoltuar për faktin se për këtë çështje ato nuk u kontaktuan, raporton Portali Ul-Info.

“Në të Mirat Detare nuk shikuan asgjë, vetëm vendosen sa para i nevojiten, ndërsa ne na sollën para aktit të kryer. Askush nuk na pyeti për asgjë, as nuk na njoftoi, sikur të bëhet fjalë për sekret shtetëror”, tha për “Dan” pronari i restorantit më të vjetër në Bunë Mishko Llekoviq.

SHARE