MBËSHTETJA E AMBASADORËVE NË REALIZIMIN E PROJEKTEVE TË MINISTRIVE TË MZ

Ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së mbështesin Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të MZ, në zbatimin e projekteve në të ardhmen, veçanërisht ato që lidhen me ruajtjen e mjedisit jetësor.

Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, të MZ, Pavlle Raduloviq, tha sot gjatë mëngjesit të punës me ambasadorët se ky resor qeveritar, kishte marrë jo vetëm materiale verbale, por edhe mbështetje në transferimin e njohurive dhe atë të teknologjisë.

“Kur bëhet fjalë për projekte konkrete, këto janë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, trajtimi i mbeturinave komunale, ajri dhe uji më i pastër, si  dhe gjithçka që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit dhe Kapitullit 27 në përgjithësi”, u tha Radulloviq,  gazetarëve pas mëngjesit të punës.

Ai në mëngjesin e punës të emërtuar si Hapat kryesorë në rrugën drejt BE-së, ua paraqiti ambasadorëve rezultatet e arritura në fushat nën autoritetin e kësaj ministri dhe aktivitetet e planifikuara për këtë vit, me theks të veçantë në procesin e integrimeve evropiane.
Ai tha se edhe një herë u vërtetua një miqësi krejtësisht e hapur midis ambasadorëve të vendeve të BE dhe Qeverisë së MZ. Radulloviq, tha se ambasadori i Gjermanisë përmendi Kriporen “Bajo Sekulliq” dhe shtoi se ai pret që studimi lidhur me këtë zonë të përfundojë. “Gjetja e studimit është se Kriporja duhet të mbrohet. Do të kemi  së shpejti një dokument përfundimtar për këtë “, tha Radulloviq.

SHARE