BE-ja E SHQETËSUAR PËR KOSOVËN / FAJON NË PRISHTINË: TË NISË PLANI FRANKO-GJERMAN

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon ka mbajtur një vizitë në Prishtinë ku ka e bërë të qartë se BE është e shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovë. Ajo kërkoi që Kosova duhet të përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, bazuar në planin franko-gjerman. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme të Sllovenisë, mbajti një takim me presidenten Vjosa Osmani , kryeministrin Albin Kurti dhe një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo deklaroi gjatë takimit me Kurtin se Sllovenia është krah Kosovës dhe sipas saj, negociatat duhet të zhvillohen shpejt. Nga ana tjetër Kurti tha se, në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në veri të vendit dhe se është theksuar miqësia aleanca ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Presidentja Osmani po ashtu ka diskutuar me Fajon për “përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit”. Ndërsa, sa i përket çështjes së dialogut, Osmani ka thënë se Kosova është palë konstruktive dhe se Serbia po përdor bandat kriminale në veri që ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun. Ajo ka shtuar se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkohet një përgjigje të përbashkët.

SHARE