GJELOSHAJ: QEVERIA NA OFROI TË ZËVENDËDOJMË LQ URA

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se kësaj aleance politike nga Qeveria i është  ofruar për të zëvendësuar LQ URA. Ai tha se oferta dhe negociata të tilla ka pasur më 5 shtator dhe mbas ngjarjeve në Cetijë. “Ne kishim një ftesë për të biseduar në qeveri ku na u ofruan kodra dhe lugina. E kuptuam, por e kuptojmë ende kontekstin politik dhe politikën që ishte një ftesë për partitë e pakicave për të zëvendësuar LQ URA”, tha Gjeloshaj. Ai shtoi se ka pasur thirrje edhe më herët. “Ne nuk e shohim veten si zëvendësues të askujt, por si partnerë me të gjithë ata që duan të bashkëpunojnë sinqerisht”, tha Gjeloshaj, duke shpjeguar se kjo iu është ofruar në bisedime në qeveri, duke shtuar se pas ofertës qëndronte shumica parlamentare.

SHARE