PASAPORTAT MALEZEZE NUK NJIHEN NGA SISTEMET E DISA VENDEVE

Biometria e pasaportës malazeze nuk njihet nga sistemet në disa kufij ndërkombëtarë, gjë që i vë qytetarët tanë në një situatë të vështirë.  Ata thonë se përveç pritjes me orë të tëra për të hyrë në ato vende, pas një kontrolli shtesë, të dhënat futen manualisht.  Nga MPB-ja, nga ana tjetër, thonë se nuk kanë pasur ankesa të tilla dhe se pasaportat tona janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe arritjet teknologjike. “Drejtoria për Çështjet Administrative, Shtetësinë dhe të Huajt, e cila është përgjegjëse për lëshimin e pasaportave, nuk disponon informacionin në fjalë, dhe rrjedhimisht në mungesë të detajeve më të sakta të situatave specifike,  dhe duke qenë se i njëjti mund të jetë pasojë e një gabimi teknik apo probleme aktuale me sistemin në vendet e përmendura, apo dëmtim të mundshëm të pasaportës, nuk mund të japi përgjigje të saktë, thuhet në njoftimin e MPB-së.

SHARE